Sunday, September 21, 2008

ZBULUAR


 

Lakuriq, lakuriq nate

Boll i trembe gratë nazike

Me flatrimet e heshtura

Në lulishtet e muzgjeve

 

Lakuriq, lakuriq nate

S’i duhet kujt pamja jote

Kot u përfushesh grave

Si i dehuri murgeshave.

 

Lakuriq, lakuriq nate

Ç’më qëmton syve të grave?

Lakuriqësinë tënde vetëm

Dheu mund të ta botojë.

 

1 comment:

ellipsis said...

Çfarë ka ndodhur këtu? Poezitë janë shumë të bukura, dinjitoze, të hirshme, të mprehta, elegjiake dhe ironike njëherësh. Nuk di a në duhet të flas sepse paskan kaluar kaq vjet që prej postimit të fundit. Më vjen kaq keq që kanë ngelur kështu si jetime. Punë e shkëlqyer më duket.