Monday, January 7, 2008

GARË



S'kishe mbetur i fundit:

Dikush

Frymë - flakë e zbehtë

Shpresë e shkyer në kthesë

Tmerronte sytë

Në qiellin e thestë

Të shpinës sate tërë djersë

Të këputeshin gjunjët

Ditët e tua shembeshin

Me ty, mbi ty

Në bar të harresës

Në varr të harresës,

S'do të vdisje i fundit.



2 comments:

energize it said...

S'me vjen ne mend ndonje fjale me e mire per momentin - HALLALL.

Anonymous said...

"Në varr të harresës,
S'do të vdisje i fundit"

nje variant te pershtatur te ketyre dy vargjeve.

Mbi varrin e harreses,
S'do ishe i vetem.