Monday, January 7, 2008

E PRAPË TË DUA


Grua e zjarrtë

Shihmë, që të të shoh

Nga tenda ku fle e kristaltë

E kush tha që jemi të çmendur

Që s'jemi të qartë

Që vjedhim frymë

Shëtisim shpirt më shpirt

E flasim, flasim përçart,

Pa ktheje kokën e bukur nga unë

Nepërkë, grua e zjarrtë,

Folmë me gjuhëzat e flakës,

Shtrëngomë fort, pushtomë ...

E kush tha që buza na u tha

Duke puthur rërën e artë

Të plazhit të vogël të ëndrrës,

Symbyllur kush s'na la të rrimë

Grua e zjarrtë?


1 comment:

Ardita Jatru said...

Jashtezakonisht mrekullueshem.Thone qe meshkujt jane ata qe shkruajne me ndjenja.Kjo eshte e sigurte,por jo se nuk ndodh dhe e kunderta :).E permenda kete,sepse ndjenjat ne kete poezi,rridhnin lume,lume dhe i krijojne nje harmoni te mrekullueshme.Urime per blogun,sot e gjeta rastesisht.