Tuesday, December 18, 2007

NË BOSHLLËK

Të flisja e s’më dëgjove

Ndoshta s'kishe mbërritur ende

Kishës sime i mungokësh

Një ikonë me ty

Po unë flisja, e çka thashë

Të tjerave u rinte ngushtë

Herë gjerë, pa bukuri

Dashuroheshim tërë pezm

Në regëtimat e qirinjve

Me gishta lexoja dredhur

Fytyrat akull të statujave

Pengohesha bija përmbys

Në boshllëkun tënd

Fshaja ... nuk e dija që fshaja

Gjuhës sime i mungonin

Emrat për të gjitha këto

Vetëm pak fjalë, njërrokëshe

Për të mos vdekur i pagojë

Flisja, e s’më dëgjove

Ende nuk besoja në një perëndi

Të zbrazët, si ti.




1 comment:

Anonymous said...

http://www.youtube.com/watch?v=JK156hl5WkM

mendo sikur te gjeje keto flete notash te zverdhura nga koha ne sendukun e gjyshes e ta luaje ne piano pa ditur se cila pjese eshte.