Monday, December 10, 2007

PËRRALLËZ


Kur shkuam me mamin në varreza

Pashë një grua me rroba të zeza

Fshihej pas një varri, pas një shelgu

Pas një tufe fluturuese gjethesh


Mami, të rrimë dhe pak

Ta ndjekim atë gruan nga pas

Të gjejmë çfarë fsheh nën fustan

Mami, të lutem, të kam xhan.


Është një grua e gjatë e hollë

Që përtyp lule të kurorave

Fryma i mban aromë trëndafili

Kur vrapon e dihat me sytë mbyllur


Mami, ti s’e sheh dot por unë

Ia dalloj në bar të njomë gjurmët

Dil nga një varr, hyr në një tjetër

Dje ishte e re, sot e vjetër


Kur shkuam me mamin në varreza

Pamë një grua me shkronja të zeza

Ngrirë mbi një rasë të ftohtë mermeri

Emrin ia lëvizte era.



2 comments:

ak said...

Kjo poezia është e mrekullueshme! Përgëzime të sinqeta!

Anonymous said...

Falemnderit, Strangeman!